Togat e zeza të Durrësit shpallin moskompetencë për Belerin: Për betimin të vendosë Gjykata e Lartë

Gjykata e Durrësit vendos t’ia dërgojë për shqyrtim kërkesën e Fredi Belerit Gjykatës së Lartë. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse do të lejojë betimin e Belerit. Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri kërkoi të betohet si kryebashkiak. Në Gjykatën e Durrësit ishte e pranishme dhe ambasadorja […]

Tetor 10, 2023 - 12:55
 0
Togat e zeza të Durrësit shpallin moskompetencë për Belerin: Për betimin të vendosë Gjykata e Lartë

Gjykata e Durrësit vendos t’ia dërgojë për shqyrtim kërkesën e Fredi Belerit Gjykatës së Lartë. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse do të lejojë betimin e Belerit.

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri kërkoi të betohet si kryebashkiak.

Në Gjykatën e Durrësit ishte e pranishme dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama priti ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili ndodhej në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit Gerapetritis, foli për mediat helene ku tha se kishte ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.