Tonet e ashpra të Kurtit ndaj Lajçak, Escobar: Jam alarmuar nga sulmet personale

I Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj të Dërguarit të  SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Escobar ka deklaruar se duhet një qasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës duke theksuar se Lajçak gëzon besimin e plotë të SHBA dhe BE. Ai shtoi se së […]

Shtator 21, 2023 - 10:35
 0
Tonet e ashpra të Kurtit ndaj Lajçak, Escobar: Jam alarmuar nga sulmet personale

I Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj të Dërguarit të  SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Escobar ka deklaruar se duhet një qasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës duke theksuar se Lajçak gëzon besimin e plotë të SHBA dhe BE.

Ai shtoi se së fundi është alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajç duke treguar se i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministritAlbin Kurti të dënojnë këto sulme.

Në intervistën e tij me Zërin e Amerikës ka nënvizuar qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet.

Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës.

I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, ka thënë Escobar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.