Tornadot godasin SHBA-të, disa të plagosur, dëme të mëdha në banesa

Dhjetëra tornado goditën SHBA-të, duke shkaktuar dëme serioze. Më shumë se 70 goditje u regjistruan në të gjithë vendin, sipas Shërbimit Amerikan të

Prill 27, 2024 - 20:10
 0
Tornadot godasin SHBA-të, disa të plagosur, dëme të mëdha në banesa

Dhjetëra tornado goditën SHBA-të, duke shkaktuar dëme serioze.

Më shumë se 70 goditje u regjistruan në të gjithë vendin, sipas Shërbimit Amerikan të Motit kryesisht në Nebraska dhe Iowa-s. Tornadot e fuqishme rrafshuan shtëpitë, ku ekipet e emergjencave nisën më pas punën për personat e bllokuar.

Tre persona u lënduan në qarkun Lancaster në Nebraska ne nje një ndërtesë industriale, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Kërcënimi i motit të keq pritet të vijoj deri të dielën,ndërsa tornado të fuqishme mund të rregjistrohen nga Micigani e deri në Teksas./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.