Torturonte qenin duke e përplasur me pemën dhe hedhur në shatërvan, vihet nën hetim 53-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka vënë nën hetim një 53-vjeçar për keqtrajtim të kafshës. 53-vjeçari shfaqej në një video në rrjetet sociale duke përplasur qenin me pemën dhe duke e hedhur në shatërvan. ‘Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, […]

Shtator 18, 2023 - 19:28
 0
Torturonte qenin duke e përplasur me pemën dhe hedhur në shatërvan, vihet nën hetim 53-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka vënë nën hetim një 53-vjeçar për keqtrajtim të kafshës. 53-vjeçari shfaqej në një video në rrjetet sociale duke përplasur qenin me pemën dhe duke e hedhur në shatërvan.

‘Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë.’- njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.