Tottenham kap Manchester City-N, Spursat fitojnë në transfertë dhe janë në vendin e katërt

Tottenham u rikthye te sukseset në kampionatin anglez duke mundur Notingham Forest në hapjen e javës së 17. Suksesi 2 me 0, i

Dhjetor 16, 2023 - 13:32
 0
Tottenham kap Manchester City-N, Spursat fitojnë në transfertë dhe janë në vendin e katërt

Tottenham u rikthye te sukseset në kampionatin anglez duke mundur Notingham Forest në hapjen e javës së 17.

Suksesi 2 me 0, i rëndësishëm për spursat të cilët ngjitën në kuotën 33 pikëve duke ndarë vendin e katërt bashkë me Manchester Cityn, të paktën përkohësisht.

Një pjesë e parë e mirë për miqtë të cilët patën 2-3 raste për shënim të neutralizuara nga portieri Tërner.

E megjithatë goli i avantazhit do të realizohej nga londinezët me anë të brazilianit Richarlison me kokë në minutën  2 shtesë, pas një  pasim të dhënë nga e djathta.

Të zotët  shtëpisë arrijnë të shënojnë në minutën  58 me Elanga, po goli anulohet për një pozicion jashtë loje milimetrik. 7 minuta më vonë goli që vulos përfundimisht suksesin e Tottenham, lind pikërisht nga një gabim i portierit vendas.

Kulusevski përfiton dhe në pozicion të prerët me një gjuajtje shumë të fortë realizon. Dalja me të kuqe e Bisomës për spursat nuk ndryshon ndeshjen ndonëse për të mbajtur shifrat 2 me 0 mendoi portierë i miqve, italiani Vikario me dy superpritje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.