Tradhtarët!

Nga Kimete Berisha – Tradhtar i shtetit quhet një person që bisedon tinëz me një kriminel të një shteti të huaj, i cili ka vrarë policë të shtetit tënd! – Tradhtare je, se çka je tjetër kur e fsheh që ke biseduar tinëz popullit tënd me një kriminel, i cili tallet me policin e vrarë E.Z. dhe […]

Qeshor 6, 2024 - 19:10
 0
Tradhtarët!

Nga Kimete Berisha

– Tradhtar i shtetit quhet një person që bisedon tinëz me një kriminel të një shteti të huaj, i cili ka vrarë policë të shtetit tënd!

– Tradhtare je, se çka je tjetër kur e fsheh që ke biseduar tinëz popullit tënd me një kriminel, i cili tallet me policin e vrarë E.Z. dhe ti i thua atij  ‘po po e di që s’je fajtor demek’.

– Nëse mendon Glauku që bisedat sekrete me vrasës serbë nuk janë tradhti, atëherë dil pranoje, trego hapur çfarë ke biseduar!

– Nëse janë normale këto biseda, pse i fshehni dhe i mohoni!

– I fshehni dhe i mohoni sepse janë të turpshme.

– Të ishin për mburrje, nuk do të ishin sekret.

– E vet fakti që i mohon bisedat me Radojçiqin dhe i konsideron si biseda normale, por s’ke këllqe t’i pranosh, domethënë tradhtia juaj është kolektive.

– Dhe këtu ka një agjendë antishtetërore.

– Nëse nuk ka agjendë antishtetërore – dikush duhet të distancohet nga këto sekrete antishtetërore.

– Mua më intereson të jetë i pastër veç Albin Kurti, sepse të tjerët në atë Lëvizje nuk mendojnë.

– Nëse mban sekrete me kriminelë kundër vendit tënd – je tradhtar, se çfarë je tjetër. Vëja emrin vet sekreteve t’ua me kriminelë serbë.

– Kështu e definon bota demokratike tradhtinë.

– E nëse s’je tradhtare, ishalla s’je, dil trego fije e për pè se çfarë ke biseduar ti me kriminelin serv dhe trego pse i ke thënë Simiçit ‘e di se jeni të ndershëm’!

– Ku guxon ti të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së!

– Veteranët janë Liria jonë, janë ndërgjegja jonë!

– Kushdo që punon kundër UÇK-së është tradhtar…

Se, çka është tjetër!

– ‘Nanat gjakovare’ i përdore për ta fituar pushtetin e për t’u bëre halli yt edhe kundër heronjëve.

– Shikoje fotografinë e Leotrimit, zonjë! Dhe, kërko falje!

– Sepse, as Albini, as Zoti, as askush mbi këtë tokë nuk mund të ta fshij tradhtinë….

Ti që për karierë s’ke lënë dhimbje nane pa përdorë.

– Nëse s’është kështu si them unë, trego ti domethënien e bisedave t’ua sekrete me kriminelë serbë.

– Je bërë e pasur dhe lufton me kriminelë serbë për t’i lënë veteranët e UÇK-së të varfër e të mjerë.

Pse?

Çka t’u ka tekë?

Si quhet ky gjest i joti?

Vëja vet emrin!

– S’ka pasuri që ta lan fytyrën.

S’të lan Ereniku!

S’të lan asgjë.

Mendoj unë.

– Veç një kërkim falje publike.

As dorëheqje mos jep.

– Veç pranoje se nuk është mirë të bashkëpunosh me vrasës serbë kundër veteranëve të pafajshëm, të varfër, të lënë e të harruar nga shteti… vetëm pse luftuan për liri!

P.S.  Lirisht më quaj biç.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.