Trafik armësh dhe mosdeklarim të parave, në pranga italiani, në hetim 31-vjeçari

Një shtetas italian ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit dhe mosdeklarim të parave në Portin e Durrësit. Në pranga ra 66- vjeçari Giovanni Bedini, pasi u kap me armë zjarri dhe municione me qëllim trafikimin drejt Italisë, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje […]

Prill 22, 2024 - 13:15
 0
Trafik armësh dhe mosdeklarim të parave, në pranga italiani, në hetim 31-vjeçari

Një shtetas italian ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit dhe mosdeklarim të parave në Portin e Durrësit.

Në pranga ra 66- vjeçari Giovanni Bedini, pasi u kap me armë zjarri dhe municione me qëllim trafikimin drejt Italisë, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 31 vjeçarin E. H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sakaq u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.