Trafik armësh Kosovë-Shqipëri\ Kosovarët i blinin pistoletat në Serbi (prodhim çek)

Tre prej kosovarëve të arrestuar Katër shqiptarët e Kosovës që u arrestuan nga Trafiqet e Tiranës të premten, 24 maj, i merrnin në Serbi armët që i shisnin brenda vendit tonë. Ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serb, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje. Policia ka mundur të identifikoj raste të […]

Maj 25, 2024 - 11:30
 0
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri\ Kosovarët i blinin pistoletat në Serbi (prodhim çek)

Trafik armësh Kosovë - Shqipëri, kosovarët blinin pistoletat në Serbi, prodhoheshin në Çeki

Tre prej kosovarëve të arrestuar

Katër shqiptarët e Kosovës që u arrestuan nga Trafiqet e Tiranës të premten, 24 maj, i merrnin në Serbi armët që i shisnin brenda vendit tonë. Ata dyshohet se bashkëpunonin me persona serb, të cilët armët i merrnin në Çeki, të prodhuara atje. Policia ka mundur të identifikoj raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celular të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.

Për këtë janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin po për t’u shitur në Greqi. Blerësit e këtyre armëve, sipas burimeve pranë policisë, rezultojnë të jenë me precedent penal të mëparshëm në fushën e drogës dhe krimeve të tjera të rënda, informon gazetari Sokol Dema. Shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.