Trafik heroine dhe kokaine, në pranga 20 persona në operacionin Antidrogë
Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate. Në këtë operacion janë vendosur në pranga 20 prej këtyre personave pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë dhe kanabis. Për të goditur këtë grup kriminal hetimet që kishin nisur që në muajin janar. […]
Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate. Në këtë operacion janë vendosur në pranga 20 prej këtyre personave pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë dhe kanabis.
Për të goditur këtë grup kriminal hetimet që kishin nisur që në muajin janar. Përveç ekzekutimit të 20 masave të arrestit, 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi këta persona ishin kapur më herët.
I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi ti përplas me makinë.
Në muajin mars Sulejmani u kap duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, në Tiranë.
Në momentin e ndalimit, Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e efektivëve me automjetin e tij dhe duke i përplasur, me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.
I gjendur përballë kësaj situate, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës. Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe arriti të mbijetojë.
Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës.
/a.r
What's Your Reaction?