Trafikonin në Shqipëri makina të vjedhura në Greqi. Arrestohet 42-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Sarandës ka mundur të zbardhë një skemë trafiku dhe mashtrimi, duke arrestuar një 42-vjeçar me iniciale F.M., ndërsa në kërkim ka shpallur bashkëpunëtorin e tij A.M. 29 vjeç. Të dy këta persona, sipas policisë, kanë trafikuar në Shqipëri makina të vjedhura në Greqi. Automjeteve u ndryshonin elemente identifikuese dhe i pajisnin me dokumente […]

Dhjetor 17, 2023 - 12:02
 0
Trafikonin në Shqipëri makina të vjedhura në Greqi. Arrestohet 42-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Sarandës ka mundur të zbardhë një skemë trafiku dhe mashtrimi, duke arrestuar një 42-vjeçar me iniciale F.M., ndërsa në kërkim ka shpallur bashkëpunëtorin e tij A.M. 29 vjeç.

Të dy këta persona, sipas policisë, kanë trafikuar në Shqipëri makina të vjedhura në Greqi. Automjeteve u ndryshonin elemente identifikuese dhe i pajisnin me dokumente false, me qëllim shitjen e tyre në vendin tonë.

Policia sekuestroi 2 makina të dyshuar të vjedhura në Greqi, tip Toyota dhe Peugeot, me vlerë në total rreth 40 mijë Euro.

Hetuesit vijojnë punën për kapjen e bashkëpunëtorit si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.