Trafikonin pushkë e automatikë nga Shkodra drejt Tiranës, 5 të arrestuar, mes tyre një vajzë!

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme ka finalizuar operacionin e koduar “Repishti”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 persona. Këta të fundit trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës. Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular. Policia thotë se në […]

Mars 26, 2024 - 11:55
 0
Trafikonin pushkë e automatikë nga Shkodra drejt Tiranës, 5 të arrestuar, mes tyre një vajzë!

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme ka finalizuar operacionin e koduar “Repishti”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 persona.

Këta të fundit trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Policia thotë se në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 22 vjeçe, Denisa Halilaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.