Trafikonte armë në Turanë, arrestohet 31-vjeçari, pranga edhe dy furnizuesve

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi trafikonte armë zjarri. Po ashtu janë ndaluar dhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët

Janar 24, 2024 - 09:22
 0
Trafikonte armë në Turanë, arrestohet 31-vjeçari, pranga edhe dy furnizuesve

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi trafikonte armë zjarri. Po ashtu janë ndaluar dhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit A. Sh., 24 vjeç, dhe M. B., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. Sh., dhe M. B., siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit R. C., dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.