Trafiku i emigrantëve të paligjshëm, kush janë 26 të arrestuarit, pamjet nga operacioni

SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan së fundmi një operacion të madh kundër trafikut të qënieve njerëzore nga Shqipëria në drejtim të vendeve të

Qeshor 7, 2024 - 18:50
 0
Trafiku i emigrantëve të paligjshëm, kush janë 26 të arrestuarit, pamjet nga operacioni

SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan së fundmi një operacion të madh kundër trafikut të qënieve njerëzore nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

26 persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “NOMADA”. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar edhe pamjet nga operacioni. Ndërkohë në pranga ranë 26 persona.

Shtetasit e arrestuar janë:

1. Bashkim Sula,
2. Njazi Ademaj,
3. Fitim Rama,
4. Ylli Brahimaj,.
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi,.
7. Osman Luca,
8. Artur Mici.
9. Arsen Caka,
10. Adrian Mema,
11. Maksim Domi,
12. Jugert Gashi,
13. Emiljan Marashi,
14. Roland Islamaj,
15. Behar Rexha,
16. Deila Qama,.
17. Arnold Shahu,
18. Ylli Çaushaj,
19. Eriola Spaho,
20. Murat Gjuniku,
21. Bardhyl Imeri,
22. Bajram Xhaja,
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama,
26. Xhelil Alla,

Çfarë u konstatua nga hetimet 

SPAK njofton se është dokumentuar veprimtaria kriminale, e cila ka konsistuar:

– në prodhimin e dokumentave te falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi e dokumenta të tjera),  në gjetjen apo ndërmjetësimin e shtetasve shqiptarë që kërkonin për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, në transportimin e personave ashtu edhe të dokumentave të falsifikuara kryesisht në shtetin e  Spanjës, në akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve mbi itinerarin që do ndiqnin, të realizuar nga dy agjensi udhëtimi deri në vëzhgimin në aeroport të tyre për tu siguruar nëse ata arrestoheshin apo arrinin të largoheshin për në Mbretërinë e Bashkuar.

-në dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm nëpërmjet manipulimit të procesit të aplikimeve për viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanada, nëpërmjet përdorimit të dokumentave të falsifikuara, udhëzimit të personave se si të sillen gjatë procesit të intervistave apo në aeroport.

Në këtë veprimtari kriminale personat nën hetim sigurojnë proceset e ndryshme të saj, njohin njëri-tjetrin, dhe dinë për rolin e secilit prej tyre, rrethana të cilat të tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të caktuar, qëllimi i së cilës është përftimi material.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani 32 masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që për pesë personat e tjerë nën hetim po bëhen kërkimet përkatëse.

Çfarë u sekuestrua 

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që  përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumenta të tjera me rëndësi për hetimin.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për personat e tjerë nën hetim, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.