Tragjedi, digjen 18 emigrantë/ Zjarre nuk ndalen në Greqinë verilindore, evakuohet edhe një spital

18 trupa janë gjetur të djegur në një zonë të pyllëzuar tashmë të shkrumbuar nga flakët, në verilindje të vendit pranë kufirit me

Gusht 22, 2023 - 15:06
 0
Tragjedi, digjen 18 emigrantë/ Zjarre nuk ndalen në Greqinë verilindore, evakuohet edhe një spital

18 trupa janë gjetur të djegur në një zonë të pyllëzuar tashmë të shkrumbuar nga flakët, në verilindje të vendit pranë kufirit me Turqinë.  Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i departamentit të zjarrfikëses së Greqisë dhe dyshohet se viktimat janë emigrantë të paligjshëm nga lindja e mesme.

 

Sipas mediave greke trupat e karbonizuar janë gjetur të ndarë në dy grupe.

 

Ngjarja e fundit e çon në 20 numrin e viktimave nga zjarret në katër ditët e fundit në vendin fqinj.

 

Ndërkohë që flakët janë dalë jashtë kontrollit, gjatë natës autoritetet bënë evakumn e spitalit universitar të Aleksandropolit për shkak të rrezikut nga tymi dhe flakët.

 

Dhjetëra pacientë, përfshirë edhe 11 të porsalindur që merrnin shërbim mjekësor në këtë spital, u transportuan të sigurt me ambulanca drejt portit të qytetit nga ku u morën me anije.

 

Qindra zjarrfikës, forca të policisë, ushtrisë dhe vullnetarë i janë bashkuar betejës kundër flakëve. Edhe banorë të zonave të përfshira po mundohen me të gjitha mënyrat të ndalojnë përhapjen e zjarreve.

 

Në total janë dhjetëra fshatra banorët, e të cilët janë detyruar të zhvendosen nga banesat e tyre ndërsa paralajmërimet mbeten aktive për disa zona të tjera.

 

Të gjithë qytetarët e Alexandropolis janë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave me dyer dhe dritare te mbyllura.

 

Në kushtet e temperaturave të larta, thatësirës dhe erërave, autoritetet kanë para lajmëruar se edhe në ditët në vijim situata e zjarreve do të jetë kritike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.