Tragjedi në Bolonja, digjet apartamenti, humbin jetën nëna dhe 3 fëmijët

Zjarri që ra mbrëmë në një apartament në Bolonja ka shkaktuar një tragjedi. Tre fëmijë humbën jetën dhe nëna e tyre, një grua

Mars 15, 2024 - 10:10
 0
Tragjedi në Bolonja, digjet apartamenti, humbin jetën nëna dhe 3 fëmijët

Zjarri që ra mbrëmë në një apartament në Bolonja ka shkaktuar një tragjedi. Tre fëmijë humbën jetën dhe nëna e tyre, një grua 31-vjeçare me origjinë rumune, vdiq gjatë transportit për në spitalin Maggiore. Personeli mjekësor, zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje.

Zjarri ndoshta ka nisur nga një ngrohës elektrik. Ky është informacioni i parë për atë që ka ndodhur në një apartament në via Bertocchi, në periferi të qytetit, ku kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ambulanca dhe policia.

Fëmijët ishin nga tre deri në gjashtë vjeç. Apartamenti është rrethuar dhe po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.