Tragjedi në brigjet greke, era e fortë përplas anijen me emigrantë te shkëmbinjtë, 3 të vdekur dhe 15 të zhdukur

Tre emigrantë të paligjshëm, mes tyre një grua humbën jetën mëngjesin e sotëm pas mbytjes së një anijeje me emigrantë. Tragjedia ka ndodhur

Janar 10, 2024 - 10:00
 0
Tragjedi në brigjet greke, era e fortë përplas anijen me emigrantë te shkëmbinjtë, 3 të vdekur dhe 15 të zhdukur

Tre emigrantë të paligjshëm, mes tyre një grua humbën jetën mëngjesin e sotëm pas mbytjes së një anijeje me emigrantë.

Tragjedia ka ndodhur në Lesvos, pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi.

Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, një person është dërguar në spital, tetë të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore.

Sipas informacioneve, skafi me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë.

Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it.

Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit rreth orës 3 pas mesnate. Por erërat e forta me shpejtësi 81 km/h e përplasën atë në shkëmbinj.

Sipas dëshmive, në skaf ndodheshin gjithsej 36 persona, që do të thotë se 15 rezultojnë të zhdukur nga aksidenti./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.