Tragjedi në Francë, u goditën nga orteku, nëna dhe djali humbin jetën
Një grua britanike dhe djali i saj kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një ortek. Të dy ndodheshin jashtë pistes së bashku me
Një grua britanike dhe djali i saj kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një ortek. Të dy ndodheshin jashtë pistes së bashku me tre të afërm dhe një instruktor skijimi në një resort francez.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 të ditës së djeshme. Dy viktimat, nëna 54 vjeç dhe djali i saj 22 vjeç u gjetën të pajetë njoftuan mediet franceze.
Sakaq, skiatori u gjet shëndoshë e mirë.
Prokurorët publikë në Bonneville konfirmuan se kishte nisur një hetim lidhur me ngjarjen e rëndë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?