Tragjedi në Greqi, fundoset gomonia me emigrantë, vdesin 3 fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur. Si pasojë kanë humbur jetën tri vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre. 19 persona janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh. Operacioni […]

Prill 10, 2024 - 15:10
 0
Tragjedi në Greqi, fundoset gomonia me emigrantë, vdesin 3 fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur.

Si pasojë kanë humbur jetën tri vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre.

19 persona janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh. Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.

Në vendngjarje tentuan të mbërrijnë forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter i Rojës Bregdetare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.