Tragjedi në Itali, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit. Ngjarja ka ndodhur në Traversetolo, në provincën e Parmës. Ka qenë motra e saj 17-vjeçare që ka bërë zbulimin tragjik para orës 8 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediet italiane. Familja thirri menjëherë ndihmë […]

Shkurt 13, 2024 - 17:12
 0
Tragjedi në Itali, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur në Traversetolo, në provincën e Parmës.

Ka qenë motra e saj 17-vjeçare që ka bërë zbulimin tragjik para orës 8 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediet italiane.

Familja thirri menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për të riun.

Automjeti mjekësor dhe ambulanca e Kryqit Blu ndërhynë në vendngjarje, në një shtëpi në via Cantini, në qendër të qytetit.

Hetimet i janë besuar policisë.

Vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak që e ka goditur trembëdhjetë vjeçarin në gjumë. Autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.