Tragjedi në Itali, po kryenin punime në sistemin e kanalizimeve, vdesin 5 punëtorë

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Palermo të Italisë, ku pesë punëtorë kanë gjetur vdekjen nga gazi toksik që dyshohet se ka qarkulluar në sistemin e kanalizimeve ku ata po punonin. Ngjarja e rëndë është regjistruar Casteldaccia, ku grupi prej gjashtë personash po punonin për mirëmbajtjen e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza […]

Maj 7, 2024 - 09:05
 0
Tragjedi në Itali, po kryenin punime në sistemin e kanalizimeve, vdesin 5 punëtorë

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Palermo të Italisë, ku pesë punëtorë kanë gjetur vdekjen nga gazi toksik që dyshohet se ka qarkulluar në sistemin e kanalizimeve ku ata po punonin.

Ngjarja e rëndë është regjistruar Casteldaccia, ku grupi prej gjashtë personash po punonin për mirëmbajtjen e impiantit të ngritjes së ujërave të zeza Amap, në breg të detit. Ata mbetën të bllokuar në tunelet e strukturës nëntokësore.

Viktimat e tragjedisë në punë janë 71-vjeçari Epifanio Assazia, i cili duhet të jetë bashkëpronar i kompanisë “Quadrifoglio”, Giuseppe Miraglia, Roberto Raneri, Ignazio Giordano dhe Giuseppe La Barbera.

Dyshohet se ata kanë thithur tym toksik. Në një moment, disa prej tyre filluan të ndiheshin të sëmurë, ndoshta për shkak të dehjes me sulfur hidrogjeni që shkakton acarim të rrugëve të frymëmarrjes dhe asfiksim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.