Tragjedi në Kosovë, burrë e grua gjenden të vdekur në Bjeshkët e Junikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në Bjeshkët e Junikut. Dy persona janë gjetur të vdekur

Dhjetor 25, 2023 - 16:06
 0
Tragjedi në Kosovë, burrë e grua gjenden të vdekur në Bjeshkët e Junikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në Bjeshkët e Junikut.

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpizë banimi.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se viktimat janë bashkëshortë (burrë dhe e grua).

Ata janë identifikuar si Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku Tofaj.

“Dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha Gashi.

“Për detaje tjera do t’ju informojmë me kohë”, theksoi ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.