Tragjedi në Maltë, pesë emigrantë të vdekur pas mbytjes së anijes

Pesë të vdekur dhe tetë të lënduar ështëbilanci pas mbytjes së një anijeje me emigrantë në brigjet e maltës. Pesë emigrantë u gjetën

Shkurt 23, 2024 - 18:34
 0
Tragjedi në Maltë, pesë emigrantë të vdekur pas mbytjes së anijes

Pesë të vdekur dhe tetë të lënduar ështëbilanci pas mbytjes së një anijeje me emigrantë në brigjet e maltës.

Pesë emigrantë u gjetën të vdekur, mes tyre një grua, ndërsa tetë emigrantë të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital.

21 emigrantë të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një qendër emigrantësh.
Sipas medieve të huaja, emigrantët thuhet se vijnë nga Siria, Eritrea, Etiopia dhe Egjipti.

Zëvendëskomandanti i Forcave të Armatosura të Maltës, kolonel Edric Zahra, u tha gazetarëve se incidenti ndodhi mesditën e së premtes kur varka e emigrantëve tetë metra e gjatë u përmbys./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.