Tragjedi në Mesdhe, të paktën 60 emigrantë kanë humbur jetën ditët e fundit, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 60 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur në ditët e fundit në Mesdheun qendror, sipas raporteve të të mbijetuarve të organizatës joqeveritare

Mars 14, 2024 - 13:55
 0
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 60 emigrantë kanë humbur jetën ditët e fundit, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 60 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur në ditët e fundit në Mesdheun qendror, sipas raporteve të të mbijetuarve të organizatës joqeveritare SOS Mediterranee.

25 të shpëtuarit thanë se kanë bërë thirrjet e para për ndihmë një javë më parë dhe se numri i të vdekurve tragjik përfshin katër fëmijë.

Ky “udhëtim i fundit i vdekjes” kishte nisur nga Libia dhe shumë emigrantë dhe refugjatë u zhdukën pranë të dashurve të tyre, në një varkë, pa ujë e ushqim.

“Për ditë të tëra pamë aeroplanë dhe helikopterë që kalonin mbi kokën tonë, por askush nuk na ndihmoi”, u ankuan të mbijetuarit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.