Tragjedi në Stamboll, zjarr në katin e parë të një pallati, 12 të vdekur

Një zjarr shpërtheu në katin e parë të një pallati 16-katësh në Sisli të Stambollit, ku humbën jetën 12 persona dhe 11 morën

Prill 2, 2024 - 15:30
 0
Tragjedi në Stamboll, zjarr në katin e parë të një pallati, 12 të vdekur

Një zjarr shpërtheu në katin e parë të një pallati 16-katësh në Sisli të Stambollit, ku humbën jetën 12 persona dhe 11 morën lëndime, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore.

Në njoftimin e administratës së Stambollit, thuhet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet e rinovimit.

Sipas njoftimeve, një shpërthim ka ndodhur në skenën e klubit të natës të quajtur Masquerade, që ndodhet në katin përdhes të një pallati 16-katësh, i cili ishte i mbyllur për Ramazan teksa po rinovohej. Pas shpërthimit ka rënë zjarr në lokalin e natës. Ndërsa zjarri u përhap, klubi dhe ndërtesa u mbushën me tym. Në atë moment, ata që ishin në klub dhe në ndërtesë mbetën të bllokuar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.