Tragjedi! Qëllohet për vdekje presidenti i klubit të futbollit pas përfundimit të ndeshjes

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku presidenti i klubit të Tigres, Edgar Paez është vrarë pasi skuadra e tij mori një humbje. Presidenti 63-vjeçar po largohej nga stadium së bashku me vajzën e tij dhe po drejtoheshin në makinë. Dy persona të maskuar janë afruar menjëherë me motoçikletë dhe qëlluan me […]

Shtator 26, 2023 - 15:50
 0
Tragjedi! Qëllohet për vdekje presidenti i klubit të futbollit pas përfundimit të ndeshjes

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku presidenti i klubit të Tigres, Edgar Paez është vrarë pasi skuadra e tij mori një humbje.

Presidenti 63-vjeçar po largohej nga stadium së bashku me vajzën e tij dhe po drejtoheshin në makinë. Dy persona të maskuar janë afruar menjëherë me motoçikletë dhe qëlluan me armë, me Paez i cili gjeti menjëherë vdekjen.

Policia e Bogotës ka nisur investigimin për vrasjen kriminale, teksa klubi reagoi në rrjetet sociale duke shprehur se i gjithë sporti kolumbian është totalisht i shokuar.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, presidenti i Tigres është qëlluar nga tre plumba, të cilët prekën kraharori, qafën dhe kafkën. Ai u transportua menjëherë në Klinikën Mederi, por nuk arriti të mbijetonte.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.