Tragjedia/ Kamioni përplaset me furgonin e pasagjerëve, 17 të vdekur

Të paktën 17 persona vdiqën në një aksident ku u përfshinë një furgon pasagjerësh dhe një kamion në Antipas, Cotabato pasdite më 25 mars 2024, sipas Byrosë së Mbrojtjes nga Zjarri (BFP). Autoritetet thanë se furgoni mori flakë, pasi dyshohet se u godit nga një kamion me 10 rrota, i ngarkuar me rërë. Furgoni ishte […]

Mars 25, 2024 - 17:40
 0
Tragjedia/ Kamioni përplaset me furgonin e pasagjerëve, 17 të vdekur

Të paktën 17 persona vdiqën në një aksident ku u përfshinë një furgon pasagjerësh dhe një kamion në Antipas, Cotabato pasdite më 25 mars 2024, sipas Byrosë së Mbrojtjes nga Zjarri (BFP).

Autoritetet thanë se furgoni mori flakë, pasi dyshohet se u godit nga një kamion me 10 rrota, i ngarkuar me rërë.

Furgoni ishte i destinuar për në qytetin Kidapauan, ndërsa kamioni po shkonte në një tjetër destinacion.

Sipas disa dëshmitarëve, kamioni po udhëtonte drejt një tatëpjete, kur drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe pikërisht në këtë pikë u përplas me furgonin e pasagjerëve.

Për shkak të përplasjes, autobusi ka rënë anash dhe furgoni ka marrë flakë, duke djegur disa pasagjerë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.