Tragjedia në Greqi, momenti kur trupat e pajetë të tre motrave të mitura nxirren nga deti

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti kur ekipet shpëtuese nxjerrin dhe transportojnë nga anija në makinë,  trupat e pajetë të

Prill 10, 2024 - 15:05
 0
Tragjedia në Greqi, momenti kur trupat e pajetë të tre motrave të mitura  nxirren nga deti

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti kur ekipet shpëtuese nxjerrin dhe transportojnë nga anija në makinë,  trupat e pajetë të tre vajzave të mitura që humbën jetën tragjikisht, kur gomonia me të cilën po udhëtonin u fundos në ujërat greke në afërsi të ishullit Chios të vendit  fqinj.

Tre vajzat e mitura  motra që humbën jetën janë të moshës 4, 7 dhe 10 vjeç. Gomonia e cila po transportonte  emigrantë të paligjshëm dyshohet të jetë fundosur për shkak të mbingarkesës.

Protothema.gr shkruan se 19 emigrantë të tjerë që ndodheshin në gomonen që u fundos janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.

Nuk ka ende informacion për prejardhjen e emigrantëve. /vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.