Tragjeditë e familjes së deputetit Tavo/ Vite me parë, e bija humbi nënën, dje u shua vet në aksident

Në kulmin e rinisë, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut. Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në Facebook. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugor ishte vetëm […]

Nëntor 29, 2023 - 09:38
 0
Tragjeditë e familjes së deputetit Tavo/ Vite me parë, e bija humbi nënën, dje u shua vet në aksident

Në kulmin e rinisë, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut.

Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në Facebook. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugor ishte vetëm 30 vjeç.

Përcjellja për në banesën e fundit për 30-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.

Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.

Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marredhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook. Tema

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.