Tragjike/ 3-vjeçari humb jetën, rrëzohet nga varka dhe goditet nga helika e saj

Një djalë i vogël, vetëm 3-vjeç ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga varka në momentin që ishte duke vozitur së bashku me familjarët e tij. Nën ujë ai është goditur nga helika e varkës, goditje e cila i solli vdekjen. Walter Enslin Greer, vdiq në rezervuarin Echo State Park, Utah në SHBA pak para […]

Gusht 15, 2023 - 17:46
 0
Tragjike/ 3-vjeçari humb jetën, rrëzohet nga varka dhe goditet nga helika e saj
Një djalë i vogël, vetëm 3-vjeç ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga varka në momentin që ishte duke vozitur së bashku me familjarët e tij. Nën ujë ai është goditur nga helika e varkës, goditje e cila i solli vdekjen.

Walter Enslin Greer, vdiq në rezervuarin Echo State Park, Utah në SHBA pak para orës 17:00 të dielën. Djali i ri ndodhej në varkë me familjen e tij, kur ra në ujë dhe u godit nga helika.

Zyrtarët lokalë konfirmuan se vogëlushi u deklarua i vdekur në vendngjarje dhe thanë se ai kishte veshur një jelek shpëtimi në atë kohë.

Familja e djalit tha në një deklaratë:

“Jemi të shkatërruar që po i themi lamtumirë të voglit tonë Walter në mënyrë të papritur. Walter ishte një gëzim absolut që e donte Spiderman-in, trenat, kamionët dhe çizmet e tij të kuqe. Jemi shumë të bekuar që e kemi Walterin përgjithmonë pjesë të familjes sonë. Ai ishte shumë i dashur dhe ne e mbajmë kujtimin e tij të ngushtë derisa të takohemi përsëri.”/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.