Tragjike/ Ishin në proces divorci, 60-vjeçari vret gruan dhe veten në gjykatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet para gjykatës në Montpellier të Francës. Një burrë ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar veten. Çifti rreth të 60-ave ishin në proces divorci dhe do të paraqiteshin në gjykatë për seancën e radhës. Fillimisht u hodhën dyshime mbi një sulm […]

Shkurt 20, 2024 - 17:31
 0
Tragjike/ Ishin në proces divorci, 60-vjeçari vret gruan dhe veten në gjykatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet para gjykatës në Montpellier të Francës.

Një burrë ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar veten.

Çifti rreth të 60-ave ishin në proces divorci dhe do të paraqiteshin në gjykatë për seancën e radhës.

Fillimisht u hodhën dyshime mbi një sulm të mudnshëm terrorist, por më pas policia njoftoi se kishim të bënim me një burrë i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij.

“Ne nuk jemi në një skenar terrorist” , por në një rast që përfshin “një burrë dhe një grua që po ndaheshin” , sqaroi më pas për AFP një burim pranë autoriteteve.

“Një grua që u qëllua nga burri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje”, tha një oficer policie në Montpellier për AFP.

“Ata kishin një seancë për divorcin e tyre, kur dolën nga gjykata ndodhi krimi i rëndë. Secili ishte rreth 60 vjeç ”, tha një burim tjetër policor për AFP./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.