Tragjike/ Krim i rëndë brenda familjes, vëllai vret më armë zjarri vëllanë

Ngjarje e rëndë në Kosovë. Policia ka raportuar se një person në Mitrovicë ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij. I plagosuri u transportua në spital. Vëllai tjetër që qëlloi u arrestua. Ende nuk dihen shkaqet. “Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me […]

Shtator 3, 2023 - 11:54
 0
Tragjike/ Krim i rëndë brenda familjes, vëllai vret më armë zjarri vëllanë

Ngjarje e rëndë në Kosovë. Policia ka raportuar se një person në Mitrovicë ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij. I plagosuri u transportua në spital. Vëllai tjetër që qëlloi u arrestua. Ende nuk dihen shkaqet.

“Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur  armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thotë policia./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.