Tragjike në Belsh, 41-vjeçari nxirret i pajetë nga liqeni

Një 41-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga liqeni i Belshit. Policia njoftoi se mesditën e kësaj të mërkure mori një njoftim se dyshohej se një person ishte mbytur një person. Menjëherë atje kanë shkuar uniformat blu dhe zjarrfikësit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të nxjerrin të vdekur 41-vjeçarin. Sipas deklarimeve […]

Gusht 9, 2023 - 13:45
 0
Tragjike në Belsh, 41-vjeçari nxirret i pajetë nga liqeni

Një 41-vjeçar është nxjerrë i pajetë nga liqeni i Belshit. Policia njoftoi se mesditën e kësaj të mërkure mori një njoftim se dyshohej se një person ishte mbytur një person.

Menjëherë atje kanë shkuar uniformat blu dhe zjarrfikësit, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër veçse të nxjerrin të vdekur 41-vjeçarin.

Sipas deklarimeve të para të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.