Tragjike në Greqi, babai po mbushte makinën me karburant, shpërthen zjarri dhe djeg 2-vjeçaren

Një vajzë 2-vjeçare është shtruar në spital me djegie të rënda pasi një automjet ka marrë flakë në zonën e Kavalarit të Selanikut, siç

Maj 28, 2024 - 15:00
 0
Tragjike në Greqi, babai po mbushte makinën me karburant, shpërthen zjarri dhe djeg 2-vjeçaren

Një vajzë 2-vjeçare është shtruar në spital me djegie të rënda pasi një automjet ka marrë flakë në zonën e Kavalarit të Selanikut, siç raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës. Sipas medieve greke, babai 28-vjeçar i vajzës ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe po mbushte automjetin e tij me benzinë ​​nga një bidon, ndërsa pranë tij ndodhej vajza e tij. Më pas në rrethana të panjohura ka rënë zjarr dhe rrobat e fëmijës janë përfshirë nga flakët.

Vajza 2-vjeçare u dërgua në spitalin Papageorgiou dhe prej andej u transportua me avion në Aglaia Kyriakou. Informacionet e fundit bëjnë me dije se ajo ndodhet e shtruar në gjendje kritike në ICU, me djegie të rënda.

Babai 28-vjeçar i vajzës, pas ngjarjes është dërguar në spitalin AHEPA ku i është dhënë ndihma e parë. Siç raporton makthes.gr, ndaj tij është ngritur një dosje për ekspozim të të miturve në rrezik, ndërkohë që hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Lagadës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.