Tragjike në Itali, kamioni përplas për vdekje 17-vjeçarin, plagoset motra e tij
Shoferi i një kamioni në Itali u arrestua nga policia mëngjesin e së premtes pasi përplasi dhe vrau një nxënës 17-vjeçar dhe plagosi
Shoferi i një kamioni në Itali u arrestua nga policia mëngjesin e së premtes pasi përplasi dhe vrau një nxënës 17-vjeçar dhe plagosi rëndë motrën e tij 15-vjeçare në Bassano, në periferi të Sanremos.
Sipas agjencisë italiane Ansa, burri nuk është ndalur pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 08:00 me orën lokale, teksa dy të rinjtë po shkonin në shkollën e tyre.
Uno studente di 17 anni è morto dopo esser stato investito stamani poco prima delle 8 da un tir, il cui conducente è poi scappato. È successo a Bussana, frazione di Sanremo. #ANSA https://t.co/Dtgm8bS1K4
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) February 23, 2024
Ai u gjet nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari, pasi ai sapo kishte përfunduar dërgimin e produkteve në një kompani lokale.
Ai i tha policisë se nuk kishte vënë re asgjë. Kamioni është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për kontroll të rregullt mjekësor. Vajza po trajtohet në një spital në Pietra Ligure me plagë të rënda.
What's Your Reaction?