Tragjike në Lezhë! Këmbësorin e zë korrenti teksa kalonte pranë biznesit në autostradë

Një person humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Paraprakisht dyshohet se përcjellësi i energjisë elektrike ndodhej përtokë dhe u prek aksidentalisht nga këmbësori teksa kalonte aty pranë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Në […]

Prill 23, 2024 - 23:05
 0
Tragjike në Lezhë! Këmbësorin e zë korrenti teksa kalonte pranë biznesit në autostradë

Një person humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se përcjellësi i energjisë elektrike ndodhej përtokë dhe u prek aksidentalisht nga këmbësori teksa kalonte aty pranë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Në vendin e ngjarjen ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.