Tragjike në Rimini, 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident, plagoset rëndë shoqja e saj

Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë, ndërsa shoqja e saj 21-vjecare ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe […]

Dhjetor 3, 2023 - 13:57
 0
Tragjike në Rimini, 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident, plagoset rëndë shoqja e saj

Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë, ndërsa shoqja e saj 21-vjecare ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane, ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.