Tragjike në Tiranë, 16-vjeçari ndërron jetë teksa ndiqte ndeshjen e basketbollit

Një adoleshent ka humbur jetën tragjikisht në kryeqytet. Sipas policisë 16-vjeçari ndodhej në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku fillimisht ka humbur ndjenjat teksa ndiqte një ndeshje basketbolli. Pasi është rrëzuar në fushë ai është transportuar me urgjencë për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë më pas. “Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, […]

Shkurt 25, 2024 - 09:07
 0
Tragjike në Tiranë, 16-vjeçari ndërron jetë teksa ndiqte ndeshjen e basketbollit

Një adoleshent ka humbur jetën tragjikisht në kryeqytet. Sipas policisë 16-vjeçari ndodhej në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku fillimisht ka humbur ndjenjat teksa ndiqte një ndeshje basketbolli.

Pasi është rrëzuar në fushë ai është transportuar me urgjencë për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë më pas.

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, sqarojnë uniformat blu.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.