Tragjike në Tiranë – Durrës, makina përfundon në kanal, vdes një 33-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë – Durrës, si pasojë e të cilit, një 33-vjeçar ka humbur jetën. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, dyshohet se shtetasi Erman Dervishi, 33 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë ai ka dalë […]

Nëntor 2, 2023 - 11:30
 0
Tragjike në Tiranë – Durrës, makina përfundon në kanal, vdes një 33-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë – Durrës, si pasojë e të cilit, një 33-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, dyshohet se shtetasi Erman Dervishi, 33 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë ai ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal dhe nga ky aksident, 33-vjeçari ka humbur jetën.

“Durrës/Informacion paraprak: Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Durrësit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.