Tragjike! Senatori amerikan dhe familja e tij vdesin në një aksident ajror

Senatori amerikan, Doug Larsen, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion në Utah. Avioni që transportonte Doug Larsen dhe familjen e tij u rrëzua pak pasi u ngrit në afërsi të Moab të Utahut. Si pasojë e aksidentit vdiq edhe piloti i […]

Tetor 3, 2023 - 09:40
 0
Tragjike! Senatori amerikan dhe familja e tij vdesin në një aksident ajror

Senatori amerikan, Doug Larsen, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion në Utah.

Avioni që transportonte Doug Larsen dhe familjen e tij u rrëzua pak pasi u ngrit në afërsi të Moab të Utahut. Si pasojë e aksidentit vdiq edhe piloti i avionit. Larsens po vizitonin familjen në Scottsdale, Arizona.

Sipas “Associated Press”, vdekja e Larsen u konfirmua fillimisht nga udhëheqësi i shumicës në Senatin e Dakotës së Veriut, David Hogue në një email drejtuar kolegëve të tij.

“Nuk jam i sigurt se ku fillon zia me një tragjedi të tillë, por mendoj se fillon me lutjet për gjyshërit dhe të gjithë të afërmit e Doug dhe Amy”, tha Hogue.

Sipas Zyrës së Sherifit të Grand County, avioni ndodhej në një zonë të largët në kufi me aeroportin. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha në median sociale “X” se po kryhen hetime për rrëzimin e avionit “Piper PA-28-140” pranë Utah. Aeroporti Canyonlands mbetet funksional ndërkohë që hetimi zhvillohet.

Larsen u zgjodh në Senatin e Dakotës së Veriut në vitin 2020. Ai kryesoi një panel të Senatit për industrinë dhe legjislacionin e biznesit dhe gjithashtu shërbeu në Gardën Kombëtare të Dakotës së Veriut.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.