Tragjike! U braktis nga nëna që e lindi, vdes foshnja e gjetur në Yzberisht

Foshnja e braktisur në brodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit nga nëna, nuk ka mundur të mbijetojë. Lajmin e bën të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla. “Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit […]

Nëntor 9, 2023 - 11:17
 0
Tragjike! U braktis nga nëna që e lindi, vdes foshnja e gjetur në Yzberisht

Foshnja e braktisur në brodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit nga nëna, nuk ka mundur të mbijetojë.

Lajmin e bën të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim.

Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë,” shkruan ministri në Facebook.

/a.r

La foshnjën në bodrum/ Zbardhet dëshmia e 30-vjeçares: E bëra për shkak të opinionin, nuk dua të flas për babain

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.