Trajneri i ri i Milanit nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

Milani tashmë ka zgjedhur Paulo Fonsecan si zëvendësuesin e Stefano Piolit. Shtypi italian e bën të sigurt marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Maj 25, 2024 - 14:15
 0
Trajneri i ri i Milanit nuk pritet mirë nga tifozët e klubit

Milani tashmë ka zgjedhur Paulo Fonsecan si zëvendësuesin e Stefano Piolit.

Shtypi italian e bën të sigurt marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

51-vjeçari i lindur në Mozambik, do të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare me klubin italian, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027 nëse gjërat ecin mbarë.

Trajnerit portugez i është premtuar e njëjta pagë sezonale që përfitonte Pioli, 4.5 milionë euro.

Shumë emra qarkulluan, por drejtuesit e Milanit në fund kanë zgjedhur Fonsecan.

Entuziazmi te populli milanist është në nivele të dobëta, me shumë prej tifozëve që pritnin një tjetër emër në stol.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.