Trajneri i Skënderbeut me dhimbje koke përballë Vllaznisë, i mungojnë dy titullarë

Trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk do të ketë të gatshëm për lojë futbollistët Dejvid Janaqin dhe sulmuesin Uçe Sebastine në përballjen e kësaj jave

Mars 6, 2024 - 10:15
 0
Trajneri i Skënderbeut me dhimbje koke përballë Vllaznisë, i mungojnë dy titullarë

Trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk do të ketë të gatshëm për lojë futbollistët Dejvid Janaqin dhe sulmuesin Uçe Sebastine në përballjen e kësaj jave me Vllaznine.

Mesfushori është dënuar nga komisioni i disiplinës pas kartonit të kuq marrë në ndeshjen me Partizanin ndërkohë që Uçe nuk luan pasi ka shqetësime fizike.

Krahas dy lojtarëve të cilët janë jashtë fushe këtë javë, në dyshim është edhe Frenklin, sulmuesi kryesor i Skënderbeut.

Burime që vijnë pranë klubit thanë se golashënuesi ka dhënë sinjale pozitive ndaj e për këtë Gvozdenoviç thotë se janë të gjitha gjasat ta bashkojë me pjesën tjetër të skuadrës edhe për të parë gjendjen e tij fizike.

Nuk përjashtohet mundësia që Zenullari përballjen me Vllazninë ta nisë nga stoli.

Ndeshja e kësaj jave me Vllaznine pritet me mjaft interes edhe për faktin se shkodranët e korçarët ndodhen në “Top Four”, ekipe këto që do të kërkojnë t’i mbajnë këto vende deri në fundin e fazës së katër.

Burime të siguruara pranë klubit thanë se Gvozdenoviç u ka kërkuar futbollistëve të jenë në maksimumin e tyre në dy ndeshjet e radhës që luhen në shtëpi. Këtë javë më Vllaznine dhe javën tjetër po në Korçë me Egantian, në takimin e parë të fazës së katërt.

Me 6 pikë në dy javë korçarët edhe për kryepankinen korçare sigurojnë në maksimum një nga katër vendet e para në renditje, ndeshje këto thekson Gvozdenoviç, fitohen vetëm nëse do të jenë në maksimumin e tyre./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.