Transferim në ditën e fundit të merkatos, Ernest Muçi kalon te gjiganti turk

Ernest Muçi është lojtari i ri i klubit të Beshiktash. Në ditën e fundit të merkatos në Turqi, klubi nga Stambolli vendosi të

Shkurt 9, 2024 - 12:57
 0
Transferim në ditën e fundit të merkatos, Ernest Muçi kalon te gjiganti turk

Ernest Muçi është lojtari i ri i klubit të Beshiktash.

Në ditën e fundit të merkatos në Turqi, klubi nga Stambolli vendosi të kënaqë kërkesat e Legias së Varshavës që kërkonte 10 milionë euro për 22-vjeçarin.

Vetë Muçi, sipas mediave në Turqi, do fitojë 1.8 milionë euro në sezon te Beshiktash, ndërkohë që do firmosë një kontratë për 3 vite e gjysmë.

Nga ky transferim përfiton edhe Tirana 1 milionë euro, pasi në 2021 kur e shiti te Legia mbajti 10% të kartonit të futbollistit.

Në fillim Muçi e pati të vështirë përshtatjen në Poloni, por sidomos sezonin e fundit shpërtheu me gola dhe asist, duke luajtur si anësor./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.