Transferimi i shumëpritur, sa do të paguhet Mbappe te Real Madrid

Futbollisti më i paguar i Real Madridit do të jetë Kylian Mbappe. Ylli francez, siç shkruajnë mediat spanjolle dhe franceze, ka nënshkruar me

Mars 21, 2024 - 16:40
 0
Transferimi i shumëpritur, sa do të paguhet Mbappe te Real Madrid

Futbollisti më i paguar i Real Madridit do të jetë Kylian Mbappe.

Ylli francez, siç shkruajnë mediat spanjolle dhe franceze, ka nënshkruar me skuadrën madrilene dhe siç zbulon Equipe, do të marrë nga 2.5 deri në 3 milionë euro çdo muaj!

Kjo do të thotë se paga e tij vjetore do të arrijë në 36 milionë euro. Në të njëjtën kohë ndërsa Vinicius dhe Bellingham marrin rreth 20 milionë euro në vit dhe janë dy yjet e mëdhenj të Real Madridit.

Transferimi ende nuk është shpallur dhe pritet të ndodhë në qershor para fillimit të Europianit. Deri atëherë ai do të vazhdojë të luajë për Paris Saint-Germain. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.