Transferimi i të dënuarve nga Anglia/ Qeveria britanike ndihmë financiare për Drejtorinë e Burgjeve

Mediat britanike kanë zbuluar të tjera detaje nga marrëveshja në lidhje me transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Nëntor 19, 2023 - 16:15
 0

Marrëveshje përfshin edhe ndihmën prej 1,5 milionë paund për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në vendin tonë.

Paratë  do të përdoren për blerjen e 15 makinave elektrike dhe 22 furgonëve për transportin e efektivëve të policisë së burgjeve.

Marrëveshja e firmosur muajin e kaluar parashikon transferimin e më shumë se 200 shqiptarëve, që aktualisht ndodhen në burgjet angleze të dënuar me mbi katër vite heqje lirie.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.