Transportonte inerte por një pjesë i ranë rrugës, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Dibër

Policia e Dibrës ka gjobitur 34-vjeçarin me iniciale A.I. Ky i fundit, sipas bluve, ka transportuar inerte, por një pjesë e tyre i

Maj 20, 2024 - 17:55
 0
Transportonte inerte por një pjesë i ranë rrugës, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Dibër

Policia e Dibrës ka gjobitur 34-vjeçarin me iniciale A.I.

Ky i fundit, sipas bluve, ka transportuar inerte, por një pjesë e tyre i kanë rënë rrugës, duke u bërë rrezik për aksidentet rrugore.

Për këtë, policia e ka gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra 34-vjeçarin.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Maqellarë-Rrethi i Bllatës”, të hedhura në rrugë një sasi inertesh, që ishin rrezik për shkaktim aksidenti rrugor nga drejtuesit e tjerë të automjeteve, menjëherë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin A.I., 34 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 60 000 lekë të rinj, sipas neneve 99/14;  15/2 dhe 209/5 të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Policia Rrugore e Dibrës,  apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina apo inerte në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, për përdoruesit e tjerë të rrugës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.