Transportonte kanabis në Elbasan, arrestohet 19-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” është arrestuar një 19-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa transportonte kanabis. Në rrugën “28 Nëntori” të Elbasanit shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues të riun me iniciale K. K., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua […]

Dhjetor 11, 2023 - 11:00
 0
Transportonte kanabis në Elbasan, arrestohet 19-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” është arrestuar një 19-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa transportonte kanabis.

Në rrugën “28 Nëntori” të Elbasanit shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues të riun me iniciale K. K., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.