Transportonte kriminelët, Gjykata e Posaçme lë në burg shefin e komisariatit të Kurbinit

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj.   Ai u arrestua

Tetor 10, 2023 - 15:55
 0
Transportonte kriminelët, Gjykata e Posaçme lë në burg shefin e komisariatit të Kurbinit

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj.

 

Ai u arrestua me kërkesë të SPAK, pasi rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.

 

Burime bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizuar pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

 

Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht ku jane zbuluar edhe biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim, Arben Dalipaj banues në Vlorë dhe Roland Guzo nga Durrësi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.