Trazirat në Beograd, Vuçiç thërret takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pas takimit, ai ka bërë të ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa njëri mezi ka mundur të ndalojë gjakderdhjen si pasojë e goditjeve. Ai theksoi se është tentuar të merren me dhunë institucionet e Serbisë, shkruajnë mediat […]

Dhjetor 25, 2023 - 09:02
 0
Trazirat në Beograd, Vuçiç thërret takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pas takimit, ai ka bërë të ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa njëri mezi ka mundur të ndalojë gjakderdhjen si pasojë e goditjeve.

Ai theksoi se është tentuar të merren me dhunë institucionet e Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

“Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen gjatë natës”, tha Vuçiç.

Siç ka shtuar ai, në një minutë e gjysmë të gjithë ikën kur u shfaq xhandarmëria, duke theksuar se shtetit të Serbisë i kanë shkaktuar dëme të mëdha. Thirrja e tij për takimin urgjent ka ardhur pasi mbështetësit e koalicionit “Serbia kundër dhunës” (SPN) kanë vazhduar edhe sonte protestën e tyre para Kuvendit të Beogradit, ku edhe një herë tentuan të hyjnë me forcë në objekt.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.