Tre aksidente brenda pak orësh, kamioni “shtyp” makinën në Lezhë, përplasen makinat në Lushnjë e Pogradec

Kjo e shtunë ka shënuar disa aksidente në qytete të ndryshme të vendit, fatmirësisht pa viktima, por vetëm me të plagosur. Në superstradën

Janar 27, 2024 - 15:27
 0
Tre aksidente brenda pak orësh, kamioni “shtyp” makinën në Lezhë, përplasen makinat në Lushnjë e Pogradec

Kjo e shtunë ka shënuar disa aksidente në qytete të ndryshme të vendit, fatmirësisht pa viktima, por vetëm me të plagosur.

Në superstradën Laç-Lezhë një kamion i tonazhit të rëndë është përplasur me një veturë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili më pas është dërguar në spitalin e Lezhës.

Nga përplasja e fortë dy makinat kanë dalë nga rruga.

Është dashur  ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin e plagosur nga vetura. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti

Ndërkohë një tjetër ngjarje rrugore u shënua në fshatin Savër të Lushnjës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Për pasojë, shoferi është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ndihmën e shpejtë. Shkak dyshohet se është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Edhe në Pogradec tre makina janë përplasur me njëra tjetrën. Ngricat në rrugë dhe shpejtësia u bënë shkak që mjetet të përplasen njëra pas tjetrës.  Fatmirësisht nga goditjet ka patur vetëm dëme materiale. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.